Drejtuesit e Inter mblidhen për trajnerin
Pas humbjes me Sampdorian drejtuesit e klubit italian Inter janë mbledhur për të vendosur mbi të ardhmen e trainerit De Boer. Pritet që edhe aksionerët e klubit të bisedojnë dhe të vendosin mbi holandezin.
Mendohet se nëse holandezi shkarkohet, deri në Qershor ekipi do t’i besohet Stefano Vecchi, trajner i të rinjve të Inter. Në përfundim të këtij sezoni klubin mund ta marrë një trajner me projekt afatgjatë. I tillë është Leonardo, por braziliani ka kërkuar garanci të forta.
Në të njëjtin pozicion me të është edhe Laurent Blanc. Holandezi De boer mund të qëndrojë edhe për disa ditë nëse drejtuesit e klubit nuk bien të gjithë dakord për pasardhësin e tij.
Tv Klan