Drejtuesit e UÇK-së konference shtypi (20 Mars 1999)


Drejtuesit e UÇK-së konference shtypi (20 Mars 1999)

11:47 20/03/1999

Kanë mbërritur në Tiranë Drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot në mesditë është ulur avioni ushtarak francez i cili do të çonte në Prishtinë 29 anëtarët e delegacionit të shqiptarëvë të Kosovës. Përpara nisjes për në Shkup ku do të qëndrojnë përfaqësuesit politik, ky delagacion ndër ta Rugova e Qosja kanë biseduar për rreth një orë në mjediset e aeroportit me Presidentin Mejdani e Ministrin e Jashtëm Milo.

Ndërkohë po sot drejtuesit e UÇK-së, Jakup Krasniqi e Ramë Buja kanë dalë në një konferencë për shtyp që ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë,por gjendja e luftës atje ndryshoi destinacionin e konferencës së tyre.Sot Kosova është në luftë u shprehen ata, dhe këto luftime pas nënshkrimit të dokumentit e vënë Bashkësinë Ndërkombëtare përpara përgjegjësisë për të ndërhyrë kundër pozicionimeve serbe në Kosovë.

Në situatën e luftës që ka përfshirë Kosovën, u shpreh Ram Buja, UÇK-së nuk i ngelet gjë tjetër veçse të vazhdojë luftën çlirimtare. Drejtuesit e UCK-së kanë përfunduar konferencën duke u shprehur se do të kthehen shumë shpejt në Kosovë pa dhënë sqarime si do të kalojnë për në tokën e përgjakur./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego






Të ngjashme