“Driloni më sheh si burrë, unë e shoh si shoqe”


“Driloni më sheh si burrë, unë e shoh si shoqe”

18:35 23/11/2019

Drilon Hoxha: Jam në një lidhje

Drilon Hoxha dhe Anais Lika janë duke punuar për filmin “Shkëmbimi”, i cili shumë shpejt përfundon xhirimet ndërsa vitin tjetër pritet të shfaqet për publikun.

Dyshja e aktorëve ishin të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”, ku përveç projektit folën edhe për marrëdhënien e tyre.

Mediat shpesh shkruajnë se ata janë në një marrëdhënie, por aktorët kanë mohuar gjithçka. Drilon Hoxha ka rrëfyer se është në një lidhje me një vajzë, të cilën Anais Lika e ka shumë mikeshë.

Drilon Hoxha: Për mua aludojnë, por dua ta theksoj se në çdo projekt timin nuk ka asgjë më shumë sesa marrëdhënia e punës. Unë e kam parim në punën time. Çdo lloj personazhi, si me Ajsin dhe me Anën… mua më nxjerrin gjithmonë.

Rudina Magjistari: Çfarë ka përtej miqësisë tek ju?

Anais Lika: Të them të drejtën përtej miqësisë nuk ka asgjë tjetër sepse Driloni mua më sheh si burrë. Unë Drilonin e shoh si shoqe. Ne njihemi aq shumë sa Driloni njeh edhe partnerin tim të ardhshëm. Unë njoh partneren e Drilonit. Unë e njoh edhe… i them nusja e Drilonit.

Drilon Hoxha: Jam në një lidhje.

Anais Lika: Njoh të dashurën e Drilonit dhe e kam goxha mikeshë edhe qeshim kur dalin këto lajme. /tvklan.al






Të ngjashme