Dritan Dajti kërcënon gjyqtarin: “I ke hapur belanë më të madhe jetës tënde”
Dritan Dajti kërcënon gjyqtarin: “I ke hapur belanë më të madhe jetës tënde”
Shpërndaje
16:03 13/05/2014Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë kërcënoi sot me jetë gjyqtarin e çështjes Idriz Mulkurti, pasi gjykata i rrëzoi kërkesën për të zhvarrosur një nga policat e vrarë në gusht të vitit 2009 në Durrës.Dajti akuzoi trupin gjykues se e ka kthyer në personale çështjen në ngarkim të tij, duke i thënë gjykatësit Mulkurti se do ta gjejë belaja dhe se s’janë asgjë mushkonjat që kanë diskutuar në çështjen e Divjakës.Gjykata rrëzoi edhe kërkesën për rindërtimin e skenës së krimit në vendin e ngjarjes, kqyrjen e rrobave të viktimave si dhe thirrjen e disa dëshmitarëve.Trupi gjykues vendosi që të pandehurit Dajti t’i pranohet kërkesa për thirrjen e 14 ekspertëve të kriminalistikës të kërkuar nga ai. Kjo ishte seanca e 270 në ngarkim të Dritan Dajtit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Tv Klan