Dritan Prifti në krye të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (20 tetor 2000)
Farudin Hoxha për arsye shëndetësore ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtori i përgjithshëm i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe në vend të tij është emërur Dritan Prifti, ish shefi i Kabinetit në Kryeministri. Këtë emërim e ka bërë sot këshilli mbikqyrës i KESH-it i cili ka të drejtën të rekomandojë dhe të emërojë sipas ligjit për shoqëritë anonime.
Dritan Prifti gjatë vitit 1999 ka studiuar në SHBA për administrim publik në gradën master. Në vitin 1995 po në Amerikë, ka mbaruar studimet për administrim biznesi. Më parë ai ka qenë shef Kabineti pranë Ministrisë së Financave.
Ky emërim i vjen në ndihmë Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare pasi për herë të parë vendoset një menaxher si drejtues i cili ka munguar në situatat dhe problemet e krijuara./tvklan.al