Dritan Prifti zbulon strategjinë e KESH për vitin 2001 – (6 Janar 2001)


Dritan Prifti zbulon strategjinë e KESH për vitin 2001 – (6 Janar 2001)

22:01 06/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Dritan Prifti, ka zbuluar strategjinë e vitit 2001 për të dalë nga kriza. Ky vit për të do të jetë vitit i luftës mbi mbledhjen e parave, por edhe ndaj vjedhësve të energjisë elektrike. Tashmë ka nisur bashkëmenaxhimi me kompaninë ENEL, ku specialist shqiptarë dhe ata italian, janë duke marrë vendime teknike. Ndërsa mbi borxhin e partive politike Prifti shprehet:

Dritan Prifti, Drejtor i KESH:- “Shumë parti politike para se të bëjnë politikë ata duhet të shohin që janë në rregull me korporatën elektroenergjitike. Në qoftë se ne nuk do të kemi mundësi ti arkëtojmë paratë e energjisë që ne i japim konsumatorëve, nuk do të kemi asnjëherë mundësi që t’i përgjigjemi konsumatorëve 100%. Këto parti na kanë borxh 21 miliard lekë dhe nëse do t’i kishim arkëtuar këto para, do të kishim ndërtuar një hidrocentral ose do të kishim bërë dy TEC-e. Ne do të veprojmë me të gjitha partitë njëlloj. Në qoftë se ky borxh nuk do të arkëtohet ne do të shkojmë t’iu presim energjinë elektrike dhe do t’i çojmë në procedurat e përmbarimit”.

Drejtori i KESH-it Prifti, javën që vjen do të  nisë bashkëpunimin me Ministrinë e Rendit Publik, me policinë elektrike, me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me gjykatat./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme