Dritëro Agolli intervistë për Kosovën (18 Janar 1999)


Dritëro Agolli intervistë për Kosovën (18 Janar 1999)

09:17 18/01/1999

Intervistë me Dritëro Agollin deputet i Partisë Socialiste i cili flet për Kosovën.

“Ka një fare servilizmi qoftë ndaj Evropës, ndaj Botës, ndaj fqinjëve. Ju e patë që edhe Ministri i Jashtëm i Italisë Dini, tha që Shqipëria ta flerë mendjen të mos kërkoje pavarësinë e Kosovës. Ne këtyre gjërave të paktën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por në forma të tjera duhet t’i përgjigjemi të mos i lemë të kalojnë kështu, se ne gjithmonë i kemi lënë të kalojnë anës veshit dhe pastaj kemi pësuar vetë. Ti thuash si s’paskam unë të drejtë të kërkoj kur unë jam një popull, një komb. Në këtë kuptim Qeveria jonë duhet të jetë më e vendosur. Kryetari i Partisë Socialiste nuk është në krye të partisë. Domethënë ai është si qytetarët e tjerë, nuk është, nuk ekziston si i tillë. Ai është si deputetët e Partisë Demokratike që ka bojkotuar Parlamentin.”-tha ai/tvklan.al






Të ngjashme