Dritëro Agolli intervistë për votëbesimin e Fatos Nanos (04 Gusht 1998)


Dritëro Agolli intervistë për votëbesimin e Fatos Nanos (04 Gusht 1998)

14:49 04/08/1998

Dritëro Agolli gjat një interviste shpjegon statutit e Partise Socialiste dhe votebesimin e Fatos Nanos. Ai flet gjithashtu per kontrabandën, si dhe terrorizmin islamik. Sipas Dritëro Agollit votëbesimi I Fatos Nanos në Kongres mund të shtyhet sepse vendi ka priorite të tjera siç është edhe situata në Kosovë. Gjithashtu Dritëro Agolli flet edhe për korrupsionin që është shtrirë kudo në administratën shtetërore.

Diskutimet e statutit në Partinë Socialiste janë tregues emancipimi. Diskutimi për votëbesimin e kryetarit të partisë duhet të kërkohet nga Komiteti Drejtues i partisë, jo nga individë të veçantë si janë bërë deri tani. Në bazë të statutit, mund të kemi një votëbesim të ri meqë kanë kaluar dy vjet nga votëbesimi i zotit Nano dhe këtë pikë e ka propozuar vetë kryetari i partisë. Por situata në Shqipëri është e vështirë, ku prioritet është situata e luftës në Kosovë, prandaj votëbesimi mund të shtyhet. Përsa i përket kontrabandës dhe korrupsionit në vend ky është nj fenomen i trashëguar që nga qeveria e mëparshme dhe kjo vjen duke u rritur. Kjo kontrabandë mund të ketë arritur deri në krye të piramidës që drejton vendin. Korrupsioni është kudo në çdo zyrë të administratës. Përsa i përket fenomenit të terrorizmit islamik në Shqipëri nuk mendoj se ka. Në Shqipëri janë me rrezik këto shkollat islamike, ato duhet të jenë nën kontroll.”/tvklan.al






Të ngjashme