Dritëro Agolli, intervistë speciale (27 Qershor 1999)


Dritëro Agolli, intervistë speciale (27 Qershor 1999)

16:02 27/06/1999

Intervistë me shkrimtarin dhe deputetin e Partisë Socialiste, zotin Dritëro Agolli.

Dritëro Agolli: Unë mendoj që klasa tjetër politike që unë do ta quaja shtresë jo klasë, që e kanë provuar të drejtojnë po kanë pasur dhe merita por dhe dobësitë e tyre tani duhet të jenë më tolerante t’i hapin rrugën të rinjve. Mbaroi misioni i tyre dhe ne u heqim kapelen për të mirat që kanë bërë dhe të gjitha, por nuk mundet tashti ajo lloj shtrese politike të drejtojë sepse duhet të ndryshojnë krejtësisht konceptet. Me luftën në Kosovë duhet të kuptojmë që ka ardhur koha e rindërtimit të një Shqipërie moderne, të një Shqipërie që të mos jetë si një e veçantë si një ishull i vockël në mes të Ballkanit që të bëje gjithmonë trazira. Të bëhet një Shqipëri moderne, e fortë, por këtë duhet ta  bëjnë edhe një shtresë politike drejtuesish të mirë të zotët, ata që nuk kanë komplekse të së kaluarës, siç është Majko me shokët e tij. Të tjerët kanë pasur komplekse, kanë rrjedhur nga grupe ose nga partira të tjera, ose kanë pasur mentalitet të atyre lloj partive dhe këtë duhet ta kuptojnë, qoftë të djathtët qoftë të majtët. Këto janë ngritur gjithmonë në kongreset e partisë socialiste për një vazhdim të rinovimit të saj dhe tani ka ardhur me një shkallë tjetër rinovimi, rinovim atëherë ish rinovimi për t’u larguar nga disa mentalitete të Partisë së Punës, kurse tashti është rinovim për t’u larguar nga disa mentalitete të atyre që duan me doemos pushtet të vijnë dhe që kanë dështuar në politikën e tyre. Kanë pasur anët e mira por kanë dështuar në përgjithësi. Tashti ky është një shkallë e dytë e rinovimit të Partisë Socialiste. Dhe për Kongresin. Kongresi mund të bëhet dhe më shpejt, por brenda këtij viti kongresi duhet bërë, unë nuk jam që të bësh edhe një kongres shkel e shko, shpejt e shpejt, meqë kërkohet një drejtues që të jetë kryetari i partisë së saj dhe o burra ta mbledhim. Unë them Kongresi i Partisë Socialiste mirë është të bëhet nga vjeshta që nga Shtatori deri… por nuk duhet stërzgjatur. Nuk ndahet Partia Socialiste sepse ajo ka një përvojë të madhe si parti dhe pastaj ka dhe përvojën e hidhur të partive të tjera që ato që janë ndarë kanë mbetur pa deputet. Janë nën sqetullën e partive të tjera. Partia Demokratike u nda por megjithatë deputetët i ka baza e Partisë Demokratike, Saliu apo jo, Sali Berisha nuk i kanë të tjerët, ato të ndarat. Dhe socialistët janë mjaft të mençëm nga kjo anë dhe nuk ndahen. Kurse për ardhjen e Fatos Nanos prapë në pushtet ajo është në dorë të zgjedhësve, të Kongresit, po të dojë Kongresi le ta zgjedhë atë. Por nuk bëhet ardhja e një kryetari partie me firma. Partia nuk është me firma, partia krijohet me firma. Krijimi i një partie, mblidhen 30 veta apo 300 veta dhe formojnë një parti, por jo të zgjedhësh kryetarin me firma. Kryetarin e zgjedh Kongresi.

Gazetari: Ndryshimi i lidershipit të PS mund të sjellë zgjedhje të reja, pra ndryshimi i balancës në mazhorancën socialiste?

Dritëro Agolli: Jo s’ka. S’lidhet partia me zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e reja me Kuvendin, me Presidentin. Se ç’bëjnë partitë nuk ashtu. Ja në partinë që ka ndodhur në Partinë Demokratike kur u nda PD nga, u nda në Aleancën Demokratike, në Lëvizjen Demokratike dhe nuk pati zgjedhje të reja. Nuk pati apo jo. Kështuqë s’ka fare ajo s’është problem./tvklan.al






Të ngjashme