Dritero Agolli për Nanon, Speciale – (29 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me shkrimtarin dhe deputetin socialist Dritero Agolli.
Dritero Agolli, deputet i PS:- “Firma mund të mbledhësh sa të duash. Pastaj në këto kur ka situata ndihmash nga bota, të gjithë hedhin firma për të përfituar nga ndihmat”.
Gazetari:- Po sekretaret e partisë do zbresin në bazë. Është një kërkesë kjo e kryesisë së Partisë Socialiste, mos është një fushatë propagandistike në prag të Kongresit?
Dritero Agolli, deputet i PS:- “Shiko tashti problemi kryesor është i Kosovës, problem i madh kombëtar. Këto të gjitha janë gjëra që spostojnë vëmendjen kryesore të vendit tonë. Të gjitha këto shpien ujë në mullirin e Millosheviçit. Gjithë bota mendjen e ka tek Millosheviçi. Kurse planeti jonë jo shumë i përsosur planeti që e ka mendjen tek Millosheviçi, disa qarqe të partive që janë dhe këto një planet i vogël e kanë mendjen tek Qeveria”.
Gazetari:- Nëqoftëse këta 40 deputetë tërhiqen nga grupi parlamentar socialist, çdo ndodhë më tej, nëqoftëse nuk plotesohet kërkesa për rikthimin e Nanos?
Dritero Agolli, deputet i PS:- “Hiç asgje s’ndodh. Edhe ata nuk mund të tërhiqen dot se mbeten si peshku pa ujë”. Jo ai ka të drejtën, unë nuk e kam më dështime, ai të drejtën ta kërkojë, por kërkesa e këtyre sot që bëjnë është si jashtë kohës”.
Gazetari:- A ka nevojë partia për një kryetar, dhe rikthimi i Nanos do ndihmonte PS?
Dritero Agolli, deputet i PS:- “Po të ishte ky një kryetar që të tregonte një aktivitet të madh gjatë këtyre kohëve, gjatë këtyre 6-7 muajve, të ishte një njeri që dilte në tribunë, që bënte kërdinë nëpër ashtu për situatën, e po mirë do thoshim ne ky qenka shumë i zoti, por ai është si ne të gjithë, si një qytetar i thjeshtë që s’ia ke dëgjuar zërin ti. Atëhere ky pa një biografi si mund të dalë apo jo?
Gazetari:- Mos shkelet shumë mbi historinë 8-vjeçare të PS ku Nano ka mbajtur peshën kryesore?
Dritero Agolli, deputet i PS:- “S’ka mbajtur Nano peshën
kryesore, ai ishte në
burg, peshën kryesore e kanë mbajtur ata që kanë luftuar, ai
fatkeqësisht dhe ne me dhimbje e themi që ka qenë në burg, por jo një luftëtar,
si ky apo si të tjerët apo jo”.
Gazetari:- Nuk thoni që nuk ka të drejte morale?
Dritero Agolli, deputet i PS:- “Nuk ka të drejtë morale fare, sepse ka hequr dorë vetë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame