“Dritëroi është më i gjallë se të gjallët”
Mes poezive dhe tingujve të muzikës, pasditen e së premtes në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar u përkujtua datëlindja e 86-të e shkrimtarit Dritëri Agolli, i ndarë nga jeta disa muaj më parë.
E mallëngjyer dhe zërin që i dridhej, e bija Elona Agolli tha se ashtu si vargjet e Naimit, ai është më i gjallë se të gjallët.
Në ‘pasditen me Dritëroin’, një moment i veçantë ishte edhe ngjitja në skenë e këngëtarit Ardit Gjebrea me të bijën e tij Ana, për të kënduar një nga poezitë më të njohura të shkrimtarit.
Zemra e kolosit të Letrave Shqipe ndali në Shkurt të këtij viti, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.
“Prit edhe pak” dhe dy dramat “Fytyra e dytë” e “Baladë për një grua” janë veprat e fundit të shkrimtarit që numëron me dhjetëra poezi, poema, tregime e novela. Gjatë jetës, Agolli u nderua me disa tituj, mes të cilëve dhe “Nderi i Kombit”.
Tv Klan