Droga i merr jetën 25 vjeçarit nga Durrçsi (20 Korrik 2000)
Droga i merr jetën një të riu 25 vjeçar në qendër të Durrësit. Astrit Ademaj quhet viktima më e fundit e helmit të bardhë, sëmundjes që ka prekur tashmë mijëra të rinj shqiptar. Trupi pajetë i viktimës është gjendur mbrëmë rreth orës 18:00 në ambientet e godinës së Pallatit të Kulturës. Disa fëmijë që kanë hasur një të ri mes kollonave të ndërtesës në sheshin qendror, kanë njoftuar menjëherë mjekët dhe policinë.
Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje konstatoi se vdekja e të riut durrsak kishte ardhur si pasojë e përdorimit të drogës. Ekspertët tregojnë se i riu ka përdorur mbidozë heroine. Në Shqipëri numërohen 35 mijë të rinj përdorues droge. Sipas statistikave zyrtare numri i të vdekurve nga droga vitet e fundit kap shifrën e 20 personave./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj