Droga në autobusin e linjës Tiranë-Selanik, arrestohet dërguesi


Droga në autobusin e linjës Tiranë-Selanik, arrestohet dërguesi

10:00 18/04/2016

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur se kush është përgjegjës për drogën e bllokuar një ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. 1.7 kg kanabis u bllokua nga policia kufitare në autobusin e linjës Tiranë – Selanik, në një valixhe. Kështu në pranga ka përfunduar 28-vjeçari Andrea Canaj nga Vlora. 28-vjeçari ka dorëzuar valixhen në një agjenci në Vlorë.

Më pas kjo valixhe u dërgua me fugon për në Levan dhe nga aty e kanë dërguar me autobusin e linjës Tiranë -Selanik për në Greqi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua edhe 19 gr kanabis. /

tvklan.al






Të ngjashme