Droga në Kakavije, zbulohet emri i 28-vjeçares shqiptare të arrestuar nga policia greke
28-vjeçarja shqiptare që u arrestua në Kakavije nga policia greke për trafik të lëndëve narkotike, e kishte marrë drogën në territorin grek. Ajo është Izaura Musa nga qyteti i Fierit.
Në një reagim në faqen e saj në Facebook, Policia e Shtetit sqaron se Izaura Musa kaloi si këmbësore në Kakavije drejt Greqisë, mëngjesin e 6 Prillit.Bagazhet e saj u kontrolluan sipas procedurave nga Policia Shqiptare edhe nga Policia Greke.
Gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm. Dy ditë më vonë, m8 Prill 28-vjeçarja është ndaluar brenda territorit grek në autobuzin e linjës Kakavije-Janinë, duke transportuar 10 kilogramë kanabis çokollatë, duke udhetuar nga Kakavija drejt Janinës.
Që prej datës 6 Prill kur dhe udhëtoi drejt Greqisë, Izaura Musa nuk ka hyrë në territorin shqiptar dhe lëndën narkotike e ka marrë në territorin grek. Gjithashtu, nga shkëmbimi i informacioneve të policisë shqiptare me homologët greke rezulton se kjo shtetase ishte në procedim nga Antidroga e Janines, prej kohësh.
/tvklan.al