Droga përplas në Kuvend Palokën e Tahirin


Droga përplas në Kuvend Palokën e Tahirin

19:51 17/11/2016 https://youtu.be/mrsb_XDL4z0

Një shkrim i publikuar në gazetën italiane

“Corriere della Sera”,

që e cilëson Shqipërinë “serën europiane të drogës”, përplasi në Kuvend kreun e Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Corriere dela sera” thotë Shqipëria jo vetëm mbron trafikantët që ka brenda, por në Shqipëri në sajë të kësaj qeverie vijnë dhe strehohen dhe trafikantë mafiozë nga vendet fqinje”,

tha Paloka.

“Nëse Kryeministri është i lidhur me këta që trafikojnë drogën, nëse unë jam i lidhur me këta që trafikojnë drogën, pse i arreston policia? Se kjo edhe nuk bën sens”,

iu kundërpërgjigj Ministri Tahiri.

 “Është arrestuar apo ndaluar në Durrës me 75 kilogramë drogë Islam Imeraj, vëllai i Dionis Imeraj, drejtor i tatimeve të Dibrës”,

deklaroi Paloka.

“E para të korrigjojë, Drejtori i Tatimeve Dibër nuk ka fare vëlla. E dyta, aksioni ka ndodhur pardje, jo sapo, je dy ditë vonesë, ka dalë dhe filmimi i aksionit, që për opozitën është e pafalshme”,

tha Tahiri.

Duke iu referuar raporteve të Komisionit Europian dhe atij të “Transparency International”, Ministri Tahiri tha se përpjekjet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë vlerësuar maksimalisht nga partnerët ndërkombëtarë.

Tv Klan






Të ngjashme