Drogë brenda kovës me bulmet, si ranë në pranga dy shoferët dhe menaxheri


Drogë brenda kovës me bulmet, si ranë në pranga dy shoferët dhe menaxheri

09:35 16/08/2020

Tre persona janë vënë në pranga nga autoritetet në Portin e Durrësit. Atyre iu gjet një sasi e konsiderueshme droge, të cilën e kishin fshehur në një kovë me bulmet në autobusin e tyre.

Të arrestuarit janë S.D., 31 vjeç, banues në Durrës; S.S., 59 vjeç, banues në Përmet dhe Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë.

I pari është menaxheri i autobusit që kryente linjën Durrës-Itali, ndërsa dy të tjerë shoferët.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së riskut, ndaj autobusit u bë një kontroll i detajuar në vijën e dytë. Aty policët gjetën në një kovë me bulmet sasinë e lëndës narkotike e cila ishte ndarë në disa pako të ndryshme.

“Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike marijuanë, në formë çokollate”, njofotoi policia.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar automjeti dhe 6 aparatë celularë./tvklan.al






Të ngjashme