Drogë dhe naftë me vlerë 200 milionë Euro, në pranga 11 persona


Drogë dhe naftë me vlerë 200 milionë Euro, në pranga 11 persona

11:21 09/08/2018 Itali-  11 trafikantë malazezë droge ranë në prangat e policisë italiane, teksa transportonin me anije 20 ton hashash.

Guardia di Finanza ka sekuestruar një sasi prej 20 ton kanabis dhe 400 litra naftë në një anije në Portin e Palermos. Lënda narkotike ishte e vendosur në 650 thasë.

Anija "Remus" me flamurin e Panamasë ishte sinjalizuar në ujëra ndërkombëtare dhe më pas ishte shoqëruar nga marina ushtarake deri në portin e Palermos për inspektim.

Referuar mediave italiane bëhet me dije sasia e drogës së kapur dhe nafta e sekuestruar kapin vlerën e 200 milionë Eurove.

Pasi ishte nisur nga Las Palmas, anija ishte drejtuar për në Turqi, nëpërmjet Egjiptit. E ndjekur gjatë rrugës nga Guardia di Finanza, me avionë të vegjël, kur ndodhej në brigjet e Afrikës së Veriut, anija kishte fikur disa herë transmetuesin për të fshehur pozicionin e saj.

/tvklan.al

 

 

 





Të ngjashme