Drogë dhe pa patentë, dy të arrestuar në Sarandë e Vlorë
Një person është arrestuar në Sarandë pasi i kanë gjetur 16 gramë kanabis sativa. Dh. Alikaj 24 vjeç është arrestuar në flagrancë gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia.
Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë B.V. 29 vjeç, sepse ka pasur dijeni lidhur me këtë vepër penale por nuk e ka kallëzuar në polici.
Ndërkohë në Vlorë, policia rrugore ka bërë të mundur arrestimin e E. Meçorapaj, 26 vjeç. Ai është ndaluar pasi ka qenë duke drejtuar një motor i papajisur me leje drejtimi./
tvklan.al