Drogë dhe prostitucion, kontrolle në lokalet e natës
Fundjava nisi me kontrolle të shumta nga Policia e Durrësit, në disa lokale nate të dyshuar për shitje e shpërndarje kokaine dhe prostitucion.
Gjatë kontrolleve të kryera në më shumë se 7 lokale nate, kryesisht tallave, u shoqëruan 12 balerina. Po kështu 12 persona të tjerë u shoqëruan për verifikime.
Ndërkaq gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe një sasi kokaine e cila ishte shpërndarë në pjata të posaçme për konsumim të kokainës.
Sipas policisë tre persona, dy prej të cilëve pronar të lokaleve të natës, u proceduan në gjendje të lirë për vënie në dispozicion të ambienteve dhe lokaleve për përdorim droge.
Ndërkaq gjatë kontrolleve të kryera, policia arrestoi në flagrancë Ermir Pacin 18 vjeç, pasi atij iu kap një sasi parash të dyshuara të falsifikuara. Ndërkaq një person tjetër u arrestua në flagrancë, pasi gjatë testit me drager u vu re se ai kishte konsumuar më tepër se 1 mg/ për litër alkool./ TV KLAN