Drogë në banak mes pijeve, kapet i riu
Një 20-vjeçar është vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia e Shkodrës ka njoftuar këtë të diel se kanë zhvilluar një aksion për goditjen e ushtrmit të lojërave të fatit dhe personave që merren me shitjen e drogës.
Prandaj gjatë një kontrolli të ushtruar në një bar kafe në lagjen “Manush Alimani” policia gjeti një qese kanabis. Sipas autoriteteve, për shkak të kësaj gjetje u bë edhe arrestimi në flagrancë i 20-vjeçarit S.L. Drogën i riu e kishte fshehur tek pjesa e banakut në raftin e pijeve.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, 25-vjeçarit K. G., i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe web-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto. Sipas policisë ai do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”./tvklan.al