Drogë në burgun e Durrësit
Lëndë narkotike brenda burgut. Gjatë një kontrolli të gardianëve në burgun e Durrësit është gjetur një sasi prej 110 gr kanabis dhe 4,5 gram heroinë.
Lënda narkotike është zbuluar tek dhoma e dusheve, tek tubat e ajrimit. Policia ka nisur hetimet për mënyrën se si lënda narkotike është futur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Shumë raste janë zbuluar nga gardianët para se droga të futet në burgje nga vizitorë të ndryshëm të të burgosurve. Po ashtu një hetim ka nisur edhe për të zbuluar se cili është i burgosuri që përdor lëndët narkotike. /tvklan.al