Drogë në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi
Dy persona janë vënë në pranga gjatë një aksioni të koduar “Komuna” në Tiranë, të cilët tregtonin lëndë narkotike në lokal.
Në pranga ranë I.D. 49 vjeç pronari i lokali, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe punonjësi në këtë lokal, O.N. 25 vjeç.
Blutë e kryeqytetit kishin marrë informacion në rrugë operative për shitjen e drogës në këtë lokal në rrugën “Haxhi Kika”. Gjatë kontrollit, u gjet dhe sekuestrua 388 gram kanabis, mbetje pluhuri kokaine, një shumë parash dhe 4 celularë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /tvklan.al