Drogë nga Shqipëria, arrestohet greku me 78 kg kanabis
Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj greke, ka çuar në arrestimin e një personi. Në prangat e policisë ka rënë një shtetas grek me 4 thasë me kanabis me peshë 78 kilogramë.
Pas sinjalit të dhënë nga ana e Policisë Kufitare Kapshticë, ku tregohej një person i paidentifikuar dhe 2 kafshë dore që dalloheshin se ishin të ngarkuara me thasë duke lëvizur në drejtim të shtetit helen, policia greke ka bërë të mundur prangosjen e tij.
Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në afërsi të fshatit grek Argos, rreth 12 km në brendësi të kufirit./Tvklan.al