Arrestohet një shqiptar në Padova me 20 kg heroinë


Arrestohet një shqiptar në Padova me 20 kg heroinë

09:44 23/11/2016

Një shqiptar i identifkuar nga policia italiane me emrin Feim Nure, u arrestua në Padova, pasi u zbulua se kishte fshehur nën tokë anës një lumi 20 kilogramë heroinë me Vlorë 600 mijë euro. Në banesën e Nures, gjatë kontrollit u gjetën edhe 9500 euro. Hetimet zgjatën disa javë, pas dyshimeve të policisë se 30 – vjeçari Nure ishte bërë pikë referimi i shpërndarjes së heroinës në zonë. Droga u gjet me anë të qenit. Nure ishte arrestuar edhe në vitin 2010, në zonën e Udines me 1.5 kg heroinë.

Në një tjetër operacion të antidrogës së Milanos, disa shqiptarë janë vënë në pranga pjesë e një rrjeti që trafikonte drogës nga Peruja në Hollandë, Shqipëri e Itali. 45 urdhër arreste me burg u ekzekutuan në përfundim të një hetimi të nisur nga Nëntori 2013. U sekuestrua 33 kilogramë kokainë, 580 kilogramë marijuanë, 6 kilogramë hashash dhe 18 mijë euro cash.

Sipas hetuesve italianë, nga Shqipëria importohej marijuanë, një pjesë e së cilës dërgohej në Hollandë në këmbim të kokainës. Droga trafikohej kryesisht në rrugë ajrore e fshehur në çanta të ndryshme udhëtimesh.

Tv Klan






Të ngjashme