Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 15 persona


Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 15 persona

10:30 07/02/2018

15 të arrestuar është rezultati i një hetimi të nisur një vit më parë nga autoritetet italiane, që çoi në shkatërrimin e dy grupeve kriminale, të specializuar në trafikun e drogës me Shqipërinë.

Urdhër arrestet u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure në Brindisi, Oria, Fasano dhe Catania. Sipas mediave fqinje, gjatë hetimeve janë kapur sasi të mëdha marijuane ndërsa janë arrestuar 4 trafikantë droge.

“Hetimet nisën në Shkurt të 2017-s dhe u përmbyllën në Gusht. Falë tyre u bë i mundur dhe zbulimi i këtyre dy grupeve të cilët trafikonin drogë që vinte nga Shqipëria. Gjatë kësaj kohe janë sekuestruar 800 kilogramë marijuanë dhe janë arrestuar në flagrancë 4 trafikantë”

, shkruan e përditshmja “La Repubblica” .

Të arrestuarit, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, akuzohen për disa vepra penale, si trafik droge, grabitje e posedim armësh.

/tvklan.al






Të ngjashme