Dua Lipa mbështet vendin tonë, nxjerr në shitje bluzat e reja
Shumë personazhe të njohur të showbizit kanë ofruar mbështetjen e tyre për personat e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Të hënën ka qenë Bebe Rexha, e cila ka ardhur në Shqipëri dhe ka parë nga afër situatën e vështirë të banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm.
Nga ana tjetër, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, që pas tërmetit që tronditi vendin tonë, ka ofruar ndihmën për familjet e prekura.
Së fundmi, përmes një postimi që ajo ka bërë në rrjetin social Instagram, ka treguar se ka nxjerrë në shitje bluzat e reja.
Në bluzë shihet emri i Dua Lipës dhe pak më poshtë edhe fjalët: Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë).
Dua ka bërë të ditur se të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e tyre do shkojnë në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti. /tvklan.al