Dua Lipa tregon format perfekte
Pas një periudhe të gjatë në New York, ku bashkëjetonte me të dashurin e saj Anwar Hadid, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është kthyer përsëri në Londër.
25-vjeçarja ka postuar një seri fotosh në Instagram, ku shfaqej dukshëm gëzimi dhe malli për strofkën e vjetër.
“Londra po thërret”, ishte mbishkrimi që këngëtarja i kishte bashkangjitur fotos ku shfaqej me një kostum vrapimi jeshil dhe pozonte me fytyra komike.
Aksesorët që binin në sy ishin syzet e mëdha po me të njëjtën ngjyrë dhe kostumi që i nxirrte në pah format e saj perfekte. /tvklan.al