Dua Lipa tregon si është marrëdhënia e saj me “vjehrrën”


Dua Lipa tregon si është marrëdhënia e saj me “vjehrrën”

18:41 12/01/2020

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa prej shumë kohësh është në një lidhje me Anwar Hadid.

Ata janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit dhe gjithmonë shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Dua dhe Anwar nuk ngurrojnë edhe të shprehin dashurinë e tyre përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, mamaja e Anwar, Yolanda Hadid ka festuar ditëlindjen dhe mes të ftuarve ishte edhe Dua. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shkruar: Gëzuar ditëlindjen për këtë supergrua!

Marrëdhënia e tyre duket mjaft e mirë dhe në foton e publikuar ato shihen duke buzëqeshur krah njëra-tjetrës. /tvklan.al






Të ngjashme