Dublanti i Vin Diesel bie në koma
Aksidenti gjatë xhirimeve të “Fast & Furious 9”
Seria e 9-të e filmit “Fast & Furious” ka nisur xhirimet. Aktorët janë në sheshxhirim, për të realizuar skenat e rrezikshme, të cilat mbajnë të mbërthyer pas ekranit fansat.
Por duket se gjatë realizimit të këtyre momenteve diçka nuk ka shkuar siç duhet. Dublanti i Vin Diesel ka rënë më me kokë nga një lartësi mbi 9 metra.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por dëmet ishin aq të mëdha sa motoristi ka rënë në gjendje kome. Për aktorin ky ka qenë një moment shoku, pasi ai ndodhej aty në momentin e aksidentit.
Aksidenti ka hapur edhe njëherë debatin për rrezikun e madh që marrin dublantët të cilët relalizojnë skenat e rrezikshme në emër të aktorëve që marrin edhe famën, edhe paratë, e kësaj industrie gjigande, siç është kinemaja.
Klan Plus