Duhani forcon bakteret
Nikotina i bën më imune ndaj antibiotikëve
Tymi i duhanit ndikon në forcimin e superbaktereve për të rezistuar ndaj antibiotikëve. Mendohet se duhani mund të vështirësojë shërimin nga infeksionet kryesisht të stafilokokut aureo, një bakter që është mjaft i zakonshëm dhe i përhapur në trupin tonë.
Sipas eksperimenteve në laborator, duhani ndikonte në mutacionin e AND të bakterit me një ritëm shumë më të shpejtë, duke nxitur edhe krijimin e kolonive bakteriale që lidheshin me infeksionet kronike dhe mjaft e vështirë për tu eliminuar.
Sipas autorëve të studimit, kushtet e vështira të krijuara nga duhani, bëjnë që qelizat mikrobike të përshtaten me kushte të vështira , dhe si pasojë bëhen më agresive duke rritur potencialin e infeksionit.
Studimi që zbulon këtë mekanizmin e nënë në lëvizje nda duhani mbi superbakteret është kryer nga universiteti Bath në Mbretërinë e Bashkuar dhe është publikuar në revistën Scientific Reports. Klan Plus