Duhani gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë skizofreni


Duhani gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojë skizofreni

20:25 25/05/2016

Nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë, rrisin rrezikun e shfaqjes së skizofrenisë tek fëmijët.

Ky është rezultati i një studim i fundit të bërë nga Universiteti i Kolumbias në SHBA, që ka zbuluar se nënat që kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, mund të shkaktojnë edhe këtë çrregullim në shëndetin e foshnjës.

Studiuesit kanë analizuar 1000 raste të pacientëve të prekur nga skizofrenia, duke marrë në shqyrtim të dhënat shëndetësore të nënave të tyre.

Në bazë të dhënave përqindja e nënave që kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë dhe kanë lindur fëmijë me probleme skizofrenie ka rezultuar 20 %, krahasuar me 14.7% në atyre që nuk kanë pirë duhan.

Nikotina është e njohur për aftësinë e kalimit në placentën dhe hyrjen në gjakun e fetusit, duke shkaktuar anomali në zhvillimin e neuroneve.

Sipas studimi shenjat e nikotinës në gjakun e nënës, janë rritur me 38 %, në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas Alan Brown, profesor në Universitetin e Kolumbias, në New York, që ka qenë dhe drejtuesit i kërkimeve, ky studim është i pari që tregon lidhjen mes ekspozimit të nikotinës në fetus dhe skizofrenisë./tvklan.al






Të ngjashme