Duka ende i pavendosur për trajnerin e ri


Duka ende i pavendosur për trajnerin e ri

15:00 07/07/2017

Kur në listën e tij janë të paktën 4 kandidatë për trajner të Kombëtares, asnjë prej tyre nuk bind ende 100% Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Duka kishte parashikuar këtë javë të takonte dy prej tyre, Alberto Malesanin dhe Giuseppe Pillon. Biseda me ta do të kishte ndikuar në opinionin e Dukës edhe mbi dy kandidaturat e para, Clarence Seedorf dhe Cristian Panucci.

Të dy këta kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Madje mësohet se Seedorf, edhe pse nuk ka eksperiencë të mjaftueshme për një ekip kombëtar, i ka idetë e qarta si duhet të punojë me një skuadër të tillë.

Edhe Cristian Panucci është i gatshëm të vazhdojë punën e Gianni De Biasit me përfaqësuesen kuqezi.

Për arsye të kërkesave financiare, por edhe projekteve, deri tani asnjë prej kandidatëve nuk i plotëson 100% kriteret e Armand Dukës për të drejtuar Kombëtaren Shqiptare.

Hezitimi i kreut të FSHF mund të ketë lidhje me ndonjë tjetër kandidat, emri i të cilit nuk është zbuluar ende, por që mund të përmbushë kërkesat e presidentit Duka.

Tv Klan






Të ngjashme