Duka i Edinburgut shtrohet në spital


Duka i Edinburgut shtrohet në spital

18:18 03/04/2018

Duka i Edinburgut është shtruar në një spital në qendrës të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas Pallatit Mbretëror, operacioni do të zhvillohet ditën e mërkurë. Ndërhyrja do të bëhet në pjesën e legenit. Princi Philip 96 vjeç u tërhoq nga detyrat e tij mbretëror Gushtin e vitit të kaluar.

“Lartësia e tij Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin Mbreti Edëard VII në Londër pasditen e sotme, për një operacion të planifikuar ditën e nesërme. Informacionet e mëtejshme do të jepen kur të jetë e nevojshme”,

thuhet në njoftimin e familjes mbretërore britanike.

Në vitin 2011, Princi Philip mori trajtim mjekësor për bllokimin e një arterie koronare, ndërsa në vitin 2012 pati infeksion në fshikëz. Më pas, në Qershor të vitit 2013 u operua duke qëndruar i shtruar 11 ditë në një klinikë private në Londër. Në vitin 2014, ai iu nënshtruar një ndërhyrje të vogël në dorën e djathtë.

/tvklan.al






Të ngjashme