Duka: Javën e ardhshme vendos për trajnerin


Duka: Javën e ardhshme vendos për trajnerin

15:25 12/04/2019

Emri i trajnerit të ri të kombëtares do të mësohet javën e ardhshme. Presidenti i Federatës, Armand Duka ka konfirmuar lajmin.

Me gjasë Duka e ka vendosur se cilit do t’ia besojë përfaqësuesen e futbollit për këtë edicion në zhvillim të Europianit. Indiciet e deritanishme thonë se ai do të jetë Edoardo Reja, por në eksperiencën e tij thuajse 20-vjeçare në drejtim të FSHF, Duka ka surprizuar jo pak herë në përzgjedhjen e trajnerëve të kombëtares.

I pyetur në lidhje me tensionet në javët e fundit të Superligës, Duka këshillon që energjitë të përqendrohen në fushën e lojës.

Në ceremoninë e përurimit të një fushë futbolli në një shkollë të qytetit të Shkodrës, Duka pranoi se së shpejti administrimi i stadiumit “Loro Boriçi” mund t’i kalojë Bashkisë së qytetit.

Tv Klan






Të ngjashme