Duka: Po vlerësojmë kandidaturat për trajnerin
Federata Shqiptare e Futbollit i vendos si kusht kryesor trajnerit të ri të Kombëtares, kualifikimin në Europianin e ardhshëm.
Armand Duka (President i FSHF-së)
Kandidati duhet të marrë maksimumin nga këto ndeshje të mbetura në kualifikueset e Botërorit, por objektivi ynë kryesor është përgatitja e ekipit dhe pjesëmarrja në Euro 2020.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka thotë se intervistat kanë nisur, por pa zbuluar emra konkretë. Nga vlerësimi i kandidaturave do të përzgjidhet edhe emri që do ulet në stolin e kombetares
Armand Duka (President i FSHF-së)
Kemi filluar disa kontakte, disa intervista, brenda muajit korrik është objektivi që kemi emëruar trajnerin dhe stafin e ekipit kombëtar. Ai që bashkon të gjithë interesat, objetivat, buxhetin, projektin, formimin e tij, ai do ta marrë.
De Biazi la shenjë jo vetëm në rezultate por edhe në bindjen e presidentit se shkolla italiane e futbollit është nga më të mirat në botë.
Duka tha se po funkisionin një komision i veçantë për vlerësimin e kandidaturave. Gjatë këtyre ditëve janë përmendur shumë emra mes tyre edhe shumë italianë. Filipo Inzaghi ishte më i lakuari, por sipas mediave italiane ai do të vazhdojë me Venezia.
Tv Klan