Dule: Rama, vetë-garancia e dështimit të kabinetit të ri
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e ka quajtur kabinetin e ri qeveritar si “ri-cikli i 2 i të njëjtit rreth vicioz”, ndërsa Kryeministrin Rama si “vetë-garancia e plotë e një dështimi perfekt që në gjenezë”.
“
Kabineti i ri-cikli 2 i të njëjtit rreth vicioz. Përtej ideve dhe personave, Rama vetë-garancia e plotë e një dështimi perfekt që në gjenezë!
”, shkroi Dule në një postim në rrjetin social “Twitter”.
Katër vite më parë, Dule ishte në koalicion me Partinë Socialiste të Edi Ramës, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 qershorit, ai u zgjodh deputet nga listat e Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës./tvklan.al