Duma Ruse, presidenti Boris Jelcin – (15 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Presidenti Rus Boris Jelcin i shpëtoi shkarkimit nga Duma. Pra Jelcin 68-vjeçar fitoi duelin e ndërrmarë ndaj tij nga komunistët. Akuza lidhur me përgjegjësinë e Boris Jelcin në luftën e Çeçenisë, u votua me 283 vota pro largë shumicës së kërkuar prej 2/3. Kështu procedura e gjatë e ndërmarrë kundër Boris Jelcin para një viti u varros dhe presidenti mund të vazhdoj mandatin e tij deri në verën e vitit 2000.
Akuzat e tjera morën më pakë vota. Akuza për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin ’91 mori 239 vota. Sulmi i armatosur kundër paralmentit kryengritës në vitin ‘93 mori 263 vota, shkatërrimi i ushtrisë dhe kompleksit ushtarako-industrial mori 240 vota dhe genocidi kundër popullit rus mori 238 vota.
Por ky votim nuk i jep fund krizës politike. Rusia është pa qeveri prej tre ditësh. Madje dhe një ditë para debatit të Dumës lidhur shkarkimin e tij, Boris Jelsin nuk hezitoj të shkarkonte kryeministrin Evgeni Primakov në mbështetjen e komunistëve. Pra sërisht Jelsin ngelet Cari Jelsin i Kremlinit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori