Durda dhe Bërballa nuk pranojnë të merren në pyetje nga Prokuroria Italiane (7 Mars 2001)


Durda dhe Bërballa nuk pranojnë të merren në pyetje nga Prokuroria Italiane (7 Mars 2001)

15:29 07/03/2001

2 trafikantët shqiptarë, Federik Durda dhe dhe Arben Bërballa të cilët ishin cilësuar si drejtues të kartelit ndërkombëtar të kokainës, nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të drejtuara nga prokurori i antimafias italiane Mandoi i cili po dje u largua nga vendi ynë. Mandoi shkoi dje në burgun 313 ku ndodhet Durda dhe Bërballa për të zhvilluar një seancë pyetjesh për ta e cila sipas burimeve të Prokurorisë synonte të hidhte dritë mbi identitetin e personave të tjerë shqiptarë që do të garantonin sasinë e drogës që do të vinte në Shqipëri si dhe ata që do të miratonin transportimin e saj në Evropë.

Zëvendësprokurori italian i antimafias tha për Agjensinë Telegrafike Shqiptare se Frederik Durda pranoi t’a takonte, por nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve. Ndërkohë që i arrestuari tjetër Bërballa nuk pranoi të takohej. Mandoi tha gjithashtu se Durda dhe Bërballa të pyetur më parë kanë dëshmuar se Sokol Koçiu ka qenë shoqëruesi i tyre për kqyrjen e Porto Palermos, vendi ku mendohej të ankorohej anija me drogë./tvklan.al






Të ngjashme