Durim Bami akuzohet për pastrim parash, Gjykata shpall moskopetencën


Durim Bami akuzohet për pastrim parash, Gjykata shpall moskopetencën

15:41 24/01/2017 https://youtu.be/IoDtcdF3eys

Durim Bami, që fillimisht deklaroi e me pas e mohoi që ishte paguar për të eliminuar deputetet Tom Doshi e Mhill Fufi, do të përballej këtë të martë në Gjykatën e Krujës me akuzën e pastrimit të parave.

Por gjykata e këtij qyteti ka shpallur moskompetecë për këtë gjykim. Ndërkohë që i pandehuri ka ankimuar këtë vendim në gjykatën e Apelit të Durrësit.

Në muajin qershor të vitit të kaluar prokuroria e Krujës dërgoi në gjyq Bamin për akuzën e pastrimit të parave. Edhe pse i papunë dhe ne burg e arrest shtëpie prej më shumë se një viti, ai ka kryer tranaskione parash në shuma që nuk i justifikon.

Nga hetimi, ka rezultuar se Bami ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e disa pasurive, në zyra noteriale të ndryshme.

Nga viti 2011 deri në vitin 2015 Bami ka dhënë hua dhe ka blerë një apartament në vlerën e 15.6 milion lekëve të reja.

Por shumën e blerjes se apartamentit ai nuk ka mundur ta justifikoje. Prokuroria dyshon se këto para vijnë nga aktivitete të paligjshme, pasi ai nuk ka pasur asnjë të ardhur të ligjshme gjatë këtyre viteve.

Sipas hetuesve, nëpërmjet këmbimit apo transferimit të pasurisë ai ka tentuar ta fshehë atë.  Durim Bami është në arrest shtëpie për deklarim të rrem në çështjen Doshi. / TV KLAN






Të ngjashme