Duro përgëzon Kamzën për lojën
Humbja gjithnjë i faturohet dikujt apo faktorëve të ndryshëm në futboll dhe kjo është bërë zakon, por jo për Klodian Duron. Trajneri i ri i Kamzës me traditat e futbollit të vjetër pranon humbjen në fushën e lojës ndaj Kukësit duke mos parashtruar alibi.
“Futbolli i tille është. Duhet të pranojmë rezultatin dhe të urojmë kundërshtarin për fitoren. Ka shume gjëra për të përmirësuar. 2-3 momente nxitimi dhe për meritë të kundërshtarit nuk arritëm të shënonim ashtu siç kishim menduar. Dhamë gjithçka për të arritur rezultat. Mendoj se në ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi. Nëse do të humbet një ndeshje mund të humbet vetëm në këtë mënyre duke dhënë gjithçka në fushë.”
Nga ana tjetër Kukësi duke parë impenjimin e Kamzës mund t’i konsiderojë si të arta 3-pikët e marra me golin e Shametit.
“Gjithçka mund të ndodhë. Mund të humbësh me këdo, jam i lumtur për 3 piket. Kishim mundësi shumë, por i humbëm. Në minutat e fundit i dhamë terren kundërshtarit. Duhet të pretendojmë të finalizojmë sepse kur prodhon duhet të shënojmë”, tha Armando Cungu, trajner i Kukësit.
Kukësi u ngjit në vendin e dytë të renditjes, pas kësaj fitoreje dhe është me pikë të barabarta me Partizanin, një më pak se Skënderbeu i vendit të parë
Superliga rënditja
1 Skënderbeu 11
2 Kukësi 10
3 Partizani 10
4 Laçi 7
5 Flamurtari 7
6 Kamza 6
7 Tirana 5
8 Teuta 5
9 Kastrioti 4
10 Luftëtari 3
Tv Klan