Durrës, aksioni anti-kioskë – (27 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rifillon aksioni anti-kioskë në Durrës. Policia ndërtimore në bashkëpunim me policinë e rendit hoqi sot 6 kioska. Pronarët e tyre janë avokatë dhe noter durrsakë dhe kanë disa ditë që kanë kërkuar shtyrjen e afatit, por kjo gjë nuk është pranuar nga drejtoria e policisë ndërtimore në Tiranë.
Sipas krerëve të gjykatës së rrethit këto kioska kishin kohë që kishin nxjerrë jashtë funksionimit të gjitha zyrat e katit të parë të kësaj gjykate dhe pengonin totalisht punimet për rikonstruksionin e kësaj godine. Ndërkohë drejtori i policë së Durrësit shprehet për Tv Klan se çdogjë bëhet në bazë të ligjit që ka aprovuar qeveria shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego