Durrës, arrestohen 4 persona për korrupsion në Universitet
Durrës, arrestohen 4 persona për korrupsion në Universitet
Shpërndaje
11:02 22/02/2014Katër persona janë arrestuar për korrupsion pas operacionit të koduar “Masteri” në Universitetin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bejne me dije se dy pedagogë dhe dy student kanë rënë në pranga pasi mbi ta rëndon akuza e korruspionit pasiv dhe aktiv. Pedagogët Endri Sina, 32 vjec dhe Odeta Tota, 40 vjece në bashkëpunim me studentët Eralda Lika, 21 vjeç e Merushe Buceri, 39 vjece u kërkonin studentëve deri në 250 mijë lëkë për provim. Sipas informacioneve të Gazetares së Tv Klan në Durrës, Enkelejada Arapi mësohet se dy studentët luanin rolin e sekserit në këtë ngjarje. Ata kishin një kohë të gjatë që ishin nën vëzhgim derisa gjykata e Durrësit lëshoi një urdhër arresti. Ky nuk është rasti i parë që arrestohen pedagogë dhe student të përfshirë në afera korruptive në universitetet shqiptare. Raste të ngjashme ka patur në Shkodër dhe Elbasan. redaksia/E. Gjoni