12:18 24/02/2014Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen të jenë autorët e të paktën 19 grabitjeve.Thanas Paloka 18 vjeç, Edmir Cumraku 21 vjeç dhe Martin Vocrri 19 vjeç dyshohet se në harkun kohor prej 3 muajsh, nëntor 2013-shkurt 2014, kanë sulmuar e vjedhur dhjetra dyqane në qytetin e Durrësit e Tiranës.Sipas policisë, aktiviteti i tyre kriminal kishte si objekt lokalet, motoçikleta si dhe pasuri të ndryshme.Gjatë këtij operacioni të suksesshëm të efektivëvë të policisë së Durrës u zbulua dhe se materialet e vjedhura nga ky grup, shiteshin në rrethin e Lushnjes.Redaksia/E.K