Durrës dhe Krujë, e njëjta fasoneri me Covid-19
Vatra kryesore e infektimeve në vend
Fasoneria mbetet vatra kryesore e infektive me Covid-19 në vend.
“8 punonjëse të kësaj fasonerie në Durrës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Ndërsa 268 punonjëset e tjera janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Por të njëjtët drejtues të kësaj fasonerie janë edhe në Krujë, ku pak ditë më parë 11 punonjëse rezultuan pozitive me Covid-19′.
Kjo fasoneri që merret me prodhimin e këpucëve në Durrës dhe Krujë është vatra e vetme e infeksionit në të dy qytetet. Në Durrës nga 44 të infektuarit aktivë, 8 janë punonjëset e fasonerisë, ndërsa 23 janë kontakte të tyre.
Nga e njëjta degë fasonerie në Krujë u infektuan 11 punonjëse, ndërsa 33 personat e tjerë janë kontakte të tyre.
Deri tani, asnjë nga drejtuesit e administratës së kësaj fasonerie me dy degë të saj në Krujë dhe Durrës nuk rezulton i prekur me koronavirus.
Por epidemiologët në terren po u marrin tamponë edhe punonjësve të tjerë në fasonerinë e Durrësit, si dhe kontakteve të personave të infektuar, për të parandaluar përhapjen e zinxhirit të infeksionit.
Tv Klan