Durrës, Flota detare – (14 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Situata e tensionuar në kufirin verior të vendit ka venë në gadishmëri gjithë efektivin dhe mjetet e Flotës Luftarake Detare në Durrës. Drejtuesit bëjnë të ditur se i gjithë sistemi i mbrojtjes është venë në lëvizje. Specialistët ushtarakë të teknikës së zbulimit të afër dhe larg kanë raportuar gjendjen e mirë teknike dhe gadishmerinë vepruese. Mjetet luftarake lundruese kryesisht katër siluruesit si dhe lundruesit e tjere kanë kryer manovra gadishmërie duke provuar njëherësh gjendjen e tyre eficente për çdo situatë të papritur.
Ndërkaq nga drejtuesit e Ndërmjarres së Hekurudhave Durrës bëhet e ditur se ushtarakë turq të NATO-s në një takim kanë kërkuar të dhëna mbi kushtet teknike si dhe kanë inspektuar segmente hekurudhore në këtë rreth duke lenë të nënkuptueshme mundësinë e shfrytëzimit të këtij kapilari të hekurt për transportimin e tankeve të NATO-s në drejtim të kufirit me Kosovën. Sipas pohimeve të oficerëve të NATO-s dy janë linjat hekurudhore që mund të shfrytezohen Durrës-Shkodër ose Durrës-Pogradec./tvklan.al
Gazetar – Aleksandër Çipa