22:02 01/05/2014Persona të armatosur e të maskuar kanë grabitur një supermarket në Durrës pasditen e së enjtes. Ngjarja ndodhi në rrugën "Aleksandër Goga", vetëm 500 metra larg drejtorisë së Policisë.Nën kërcënimin e armëve autorët kanë grabitur xhiron ditore dhe janë larguar. Nga ky akt nuk pati persona të lënduar.Ndërkohë po gjatë mbrëmjes së sotme, persona të maskuar dhe të armatosur, grabitën punonjësit e stacionit të pompimit në Kafaraj të Fierit.