Durrës, Këmbana e Paqes ( 31 Tetor 1999)
Sot Durrësi ka pritur Këmbanën e Paqes të përgatitur me gëzhojat e mbledhura nga fëmijët e Zadrimës në rrethin e Lezhës dhe të zonave përreth. Pasi u derdh në Itali dhe përshkoi 19 qytete Këmbana e Paqes u prit sot nga banorët dhe fëmijët e Durrësit të grumbulluar para Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti Rexhep Mejdani, Ministri i Kulturës Edi Rama, Ministri i Shtetit Preç Zogaj, Ipeshkvi i Durrësit e Tiranës Rrok Mirdita e të tjerë. Në një anë të këmbanës janë skalitur fjalët: paqja ka emrin e fëmijëve, t’i shërbejmë asaj si fëmijëve, nënshkruar nga Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani. Ndërsa në anën tjetër janë skalitur fjalët: linda prej gëzhojave dhe do të këndoj për paqen e shqiptarëve në mijëvjeçarin e tretë. Pas koncertit artistik nga fëmijët e Zadrimës, Këmbana e Paqes është nisur drejt Tiranës./tvklan.al