Durrës, konflikt me armë për antenën telefonike, 1 i plagosur
Durrës, konflikt me armë për antenën telefonike, 1 i plagosur
Shpërndaje
16:19 29/04/2014Konflikti për një antentë celulari të vendosur në taracën e njërit prej fqinjëve është bërë shkak për një përplasje me armë mes dy familjeve me origjinë nga Mirdita, mbrëmjen e kaluar në lagjen Kodër Vilë të Durrësit. Mirash Lepuri qëlloi me armë fqinjin e tij pasi më parë i kishte kërkuar të hiqte antenën nga tarraca me pretendimin se po i sëmureshin fëmijët. I plagosuri është Pjetër Tosku 48-vjeç, ndërsa autori u arrestua pak orë pas ngjarjes nga policia.