Durrës, ndihmat për kosovarët – (1 Prill 1999)


Durrës, ndihmat për kosovarët – (1 Prill 1999)

14:55 01/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot në portin e Durrësit kanë mbrritur ngarkesat e para të kontigjentit të plotë të ndihmave italiane dhe komunitare për emergjencën shqiptare. Në orët e para të mëngjesit në portin më të madh të vendit, ka mbrritur trageti “Palladio”, i cili sjellë rreth 200 vullnetar Italian të njohur si specialist të mbrojtjes civile.

Gjithashtu ky target ka sjell rreth 5000 çadra, 80 autoambulanca si dhe material të tjera. Një ditë më parë në Durrës mbërritën edhe 130 specialist të tjerë, të cilët sot kanë udhëtuar për në Kukës. Ky kontigjent njërëzor do të ndihmoj në dhënien e ndihmës së parë shëndetësore dhe humanitare si dhe për sistemimin e të ardhurve.

Po sot në port mbrriti sërisht anija “Sanmarko”, e cila solli ndihmat e operacionit Ylber i menaxhuar nga qeveria italiane. Kjo anije ka sjellë rreth 1625 tenda, 18 autobotë të ujit të pijshëm për kampingjet, 17 kamion ushtarakë, 4 furgonë dhe 69 kontenier me ushqime. Kapiteneria e portit bën të ditur se nesër pritet mbrritja e tre trageteve si dhe tre anijeve me ndihma të tjera./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme