11:22 03/03/2014Ngjarja ka ndodhur në trotuarin e rrugës jashtë rrethimit të Shkollës "Leonik Tomeu" në Durrës. Të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, tre prej të cilëve kanë dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër ndodhen në sallën e reanimacionit.Të plagosurit janë Xh.D 18 vjec, nga Sukthi, nxenes ne shkollen Beqir Çela në Shkozet; ndersa te demtuarit e tjerë janë Sh.R 20 vjec, nga Sukthi, N.M 19 vjec, nga Durrësi dhe A. N, 21 vjec, nga Xhafzotaj, të cilët nuk janë nxënës të shkollave.Policia arrestoi pak minuta pas ngjarjes 2 të rinj, Hagi Domi, 15 vjeç dhe Isnado Domi, 18 vjeç, përkatësish vellëzerë me njëri-tjetrin, banorë të lagjës numër 14 të Shkozetit. Në pranga ra edhe 17-vjeçari V.K, i dënuar më parë për plagosje.Policia tha se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa në konflikt janë përfshirë dhe personat e tjerë. Korespondentja e Tv Klan në Durrës, Enkelejda Arapi thotë se policia po punon për sqarimin e pozicionit të secilit prej të dëmtuarëve dhe të ndaluarëve në raport me ngjarjen. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy thika dhe një motor.tvklan.al